Prishtinë, më 23 shkurt 2026
Me ftesë të emirit të Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, kryetari i Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sonte ishte në mesin e shumë mysafirëve të nderit në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit.
Emiri Tamim bin Hamad al Thani, e shtroi këtë iftar në pallatin e tij, ku të ftuar ishin dijetarë, gjykatës, dhe myftinjë nga vende të ndryshme.
Në këtë iftar morën pjesë edhe sheiku Xhasim bin Hamad al Thani, përfaqësuesi personal i emirit, ministri i Vakëfeve i Katarit, Al Ganimi, si dhe një numër i madh i dijetarëve dhe personaliteteve të shquara islame.


