Myftiu Naim Tërnava priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Özkan Ulutaş

Prishtinë, më 21 nëntor 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim zyrtar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Özkan Ulutaş.

Myftiu Tërnava gjatë takimit vlerësoi lart punën dhe kontributin e KFOR-it në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke theksuar se bashkëpunimi i mirëfilltë ndërmjet institucioneve fetare dhe atyre të sigurisë është thelbësor për ndërtimin e besimit dhe harmonisë shoqërore.

Nga ana e tij, gjenerali Özkan Ulutaş, shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës si një faktor i rëndësishëm në promovimin e paqes, dialogut dhe tolerancës ndërfetare.

Të dyja palët, në fund të takimit, konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të qytetarëve dhe stabilitetit të vendit.