Myftiu i Kosovës vizitoi Panairin e Librit në Ulqin

Prishtinë, më 29 korrik 2025

Mbrëmë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka vizituar Panairin e Librit që po mbahet në qytetin e Ulqinit. Gjatë vizitës së tij, Myftiu ndaloi te stendat e botuesve pjesëmarrës, ku u informua nga afër mbi ecurinë e panairit si dhe për interesimin e publikut ndaj librit dhe botimeve të ndryshme.

Ndër pjesëmarrësit në këtë panair është edhe shtëpia botuese “Dituria Islame”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu pati rastin të shoh nga afër interesimin e vizitorëve për botimet e BIK-ut dhe vlerësoi kontributin e kësaj shtëpie botuese në promovimin e dijes, kulturës dhe trashëgimisë islame ndër shqiptarët.