Kuvendi i Bashkësisë Islame mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 30 dhjetor 2025

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtua dhe u miratua projektbuxheti i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin kalendarik 2026, me vota unanime të anëtarëve të Kuvendit.

Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi kryetari i Kuvendit, Ajni ef. Sinani, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe funksionimit të rregullt të organeve të Bashkësisë Islame në shërbim të besimtarëve.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme të jetës fetare në Kosovë, si dhe për përgatitjet për muajin Ramazan dhe organizimin e Haxhit.

Me këtë rast, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi stafin dhe inkurajoi që përgatitjet të jenë në nivelin e duhur edhe për aktivitet e radhës.

Në këtë mbledhje, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës diskutoi po ashtu një sërë pikash të tjera të paraqitura nga anëtarët e Kuvendit.