Prishtinë, më 11 mars 2026
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza, shtroi iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur ndër vite në ruajtjen e vlerave shpirtërore, solidaritetit dhe harmonisë në shoqërinë tonë. Ai theksoi se muaji Ramazan është një kohë reflektimi, bashkimi dhe solidariteti, duke nënvizuar se këto vlera janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu kryetari Hamza, falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e tolerancës fetare dhe në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, vlera këto që e kanë karakterizuar gjithmonë shoqërinë kosovare. Ai tha se, Partia Demokratike e Kosovës, shpreh respektin e saj për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për gjithë besimtarët myslimanë, duke uruar që muaji i shenjtë Ramazan të jetë muaj paqeje, solidariteti, mirëkuptimi dhe begatie për të gjithë.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, shprehu falënderimet e tij për kryetarin Hamza dhe për Partinë Demokratike të Kosovës, për shtrimin e këtij iftari, duke theksuar përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e traditave fetare dhe kombëtare.




