Kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus po qëndron në Kosovë

Prishtinë, më 3 mars 2026

Kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, me urimet më të sinqerta për agjërim dhe ibadete të pranuara.

Kryetari z. Argapus, do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku me këtë rast do të vizitojë xhamitë e vjetra të qytetit të Prishtinës, si dhe Xhaminë Qendrore, e cila është duke u ndërtuar dhe financuar nga populli mik turk. Ndërkaq, pasdite, ai do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën.