Prishtinë, më 3 mars 2026
Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus, i shoqëruar edhe nga delegacioni i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, vizitoi sot xhamitë e vjetra të kryeqytetit, Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, Xhaminë “Jashar Pasha” dhe Xhaminë e Çarshisë.
Ai me këtë rast ju priu besimtarëve në namazin e drekës në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, ku më pas edhe mbajti një fjalim të shkurtër, gjatë së cilit uroi besimtarët myslimanë për muajin e bekuar Ramazan, si dhe përcolli selamet nga populli mik turk.










