Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 12 mars 2026

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Myftiu Tërnava fillimisht ju dëshiroi agjërim dhe ibadete të pranuara të gjithë anëtarëve dhe mbarë besimtarëve myslimanë.

Gjatë kësaj mbledhje, Kryesia shqyrtoi dhe miratoi raportin e Kryesisë për vitin 2025, shqyrtoi dhe miratoi pasqyrën financiare për vitin 2025, si dhe shqyrtoi dhe miratoi llogaritë përfundimtare të Këshillave të BI-së për vitin 2025.

Gjatë kësaj mbledhje po ashtu u diskutua edhe për përgatitjet e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila u caktua të mbahet më 28 mars 2026, si dhe u diskutuan lëndë të ndryshme nga kompetencat e Kryesisë.