Prishtinë, më 20 dhjetor 2025
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth përgatitjeve për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila planifikohet që të mbahet më 30 dhjetor 2025.
