Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 2 dhjetor 2025

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Kryesia në këtë mbledhje shqyrtoi projektbuxhetin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2026, si dhe projektbuxhetin e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2026.

Pas leximit dhe shqyrtimit të këtyre projektbuxheteve, Kryesia miratoi në parim projektbuxhetin e Kryesisë dhe të Këshillave.