Kryesia e Bashkësisë Islame mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, më 11 shtator 2025

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026 në Medresenë e Mesme “Alauddin”, si dhe për fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026 në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Po ashtu gjatë mbledhjes u diskutuan edhe lëndë të tjera bazuar në kompetencat e Kryesisë së BIK-ut.