Kryeimami Sahiti priti në takim përfaqësuesin e Ministrisë për Çështje Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Turki al Shumeri

Prishtinë, më 18 shkurt 2026

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Myftiut, Besim ef. Mehmeti dhe nga zv.kryeimami i Kosovës, Fatmir ef. Iljazi, pritën në takim përfaqësuesin e Ministrisë për Çështje Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed bin Turki al Shumeri, i cili do të qëndrojë në Kosovë gjatë muajit Ramazan.

Gjatë këtij takimi u diskutua për organizimin e aktiviteteve fetare gjatë muajit Ramazan.

Kryeimami Sahiti i uroi mirëseardhje mysafirit, duke vlerësuar lart prezencën e tij në Kosovë, veçanërisht gjatë muajit të bekuar Ramazan, si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Muhamed bin Turki al Shumeri do të angazhohet gjatë Ramazanit duke i prirë namazit të teravive në xhaminë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati në Prishtinë, së bashku me imamin e kësaj xhamie, duke pasuruar kështu jetën fetare të besimtarëve gjatë këtij muaji të bekuar.