KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

Bashkësia Islame e Kosovës
Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame
Fakulteti i Studimeve Islame
SHML “Medreseja Alauddin”

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
“MEDRESETË TE SHQIPTARËT (HISTORI, TRASHËGIMI, KONTRIBUT)”
Prishtinë, 29 tetor 2026

FTESË PËR PJESËMARRJE

Drejtuar studiuesve dhe hulumtuesve të fushave përkatëse që, përmes punimeve të tyre akademike, të trajtojnë medresetë, duke ndriçuar trashëgiminë e tyre institucionale, funksionin edukativ dhe ndikimin e tyre shoqëror në hapësirën shqiptare.

Qëllimi i Konferencës
Konferenca synon të analizojë në mënyrë shkencore dhe të argumentuar:
• zhvillimin historik të medreseve në hapësirën shqiptare;
• strukturën institucionale dhe programet mësimore në periudha të ndryshme historike;
• rolin e medreseve në formimin e elitave fetare dhe intelektuale;
• kontributin e tyre në ruajtjen e identitetit fetar, kombëtar, kulturor dhe arsimor.

Tezat boshte

  1. Zhvillimi historik i medreseve në trevat shqiptare nga periudha osmane deri në gjysmën e parë të shekullit XX.
  2. Roli i medreseve në përhapjen dhe ruajtjen e identitetit fetar, kombëtar, kulturor dhe arsimor te shqiptarët.
  3. Roli i medreseve në zhvillimin e mendimit islam dhe formimin e elitave dhe intelektualëve fetarë dhe kombëtarë.
  4. Organizimi institucional i medreseve dhe financimi përmes sistemit të vakëfeve.
  5. Organizimi i sistemit arsimor dhe literatura mësimore në medresetë e trojeve shqiptare.
  6. Myderrizët shqiptarë dhe kontributi i tyre fetar dhe kombëtar.
  7. Tradita e ixhazetnameve në medresetë e trojeve shqiptare dhe roli i tyre.

Udhëzime për dërgimin e abstrakteve dhe punimeve
• Abstrakti: 250–300 fjalë, me 3–5 fjalë kyçe.
• Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve: 10 qershor 2026.
• Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 10 korrik 2026.
• Afati për dorëzimin e punimit të plotë: 15 shtator 2026.
• Abstraktet dhe punimet e plota mund të dërgohen në adresat zyrtare elektronike, si në vijim:
[email protected] dhe [email protected].

Kriteret teknike
• Punimi i plotë nuk duhet të kalojë 7000 fjalë.
• Fonti: Times New Roman, 12 pt.
• Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5.
• Referencat sipas stilit CHICAGO (edicioni i fundit).
• Punimi duhet të përmbajë këto elemente: titullin, emrin dhe mbiemrin e autorit, institucionin përkatës, gradën shkencore, abstraktin dhe fjalët kyçe në gjuhën shqipe dhe angleze. Gjithashtu, punimi duhet të strukturohet me hyrje, përfundim dhe literaturë.