Prishtinë, më 5 qershor 2025
Bashkësia Islame e Kosovës njofton besimtarët se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për therjen e kurbaneve.
Nesër, menjëherë pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, do të fillojë therja e kurbaneve të porositura nga besimtarët tanë dhe do të vazhdojë deri në ditën e katërt të Kurban Bajramit.