Prishtinë, më 5 qershor 2025
Haxhilerët tanë nga Kosova, së bashku me miliona të tjerë nga e mbarë bota po qëndrojnë sot në rrafshnaltën e Arafatit për ta përmbushur kështu obligimin kyç të haxhit.
Ata tashmë kanë kryer edhe faljen e namazit të drekës dhe ikindisë të bashkuar, të cilëve iu priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Pas namazit, ligjëratën kryesore kushtuar ditës së Arafatit, vlerës, rëndësisë dhe begative që ka kjo ditë, e mbajti sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu.
Me dua, lutje, namaz dhe lexim Kurani, haxhilerët tanë sot do ta kalojnë ditën në Arafat deri në perëndim të diellit, ku më pas do të nisen për në Muzdelife.