Filluan Garat Ballkanike të memorizimit të Kuranit fisnik në Kosovë

Organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Arabisë Saudite në Sarajevë, përkatësisht Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, sot filluan Garat e memorizimit të Kuranit për vendet e Ballkanit, përkatësisht për Kosovë.

Në këto gara po marrin pjesë gjithsej 85 garues nga e gjithë Kosova, të cilët do të garojnë në memorizimin e dy, pesë dhe dhjetë xhuzave nga Kurani fisnik.