Shpagimi/kompenzimi i mosagjërimit për të moshuarit dhe të sëmurët që nuk pritet të shërohen, është obligimi i të ushqyerit të një të varfëri për 29 ditë të Ramazanit me dy shujta ditore (iftar dhe syfyr).
Apo mund të bëhet edhe pagesa në monedhë, duke paguar në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për një të varfër në vlerë të dy shujtave ditore për 29 ditë të Ramazanit.
Duke llogaritur se ushqimi mesatar në Kosovë për vitin 2026 kushton minimalisht 5 €, atëherë pagesa e fidjes për tërë muajin Ramazan llogaritet:
2 shujta (syfyri dhe iftari) nga 5 euro bëjnë 10 euro
29 ditë x 10 euro = 290 euro
Sqarim: fidja mund të paguhet në vlerë edhe më të madhe se mesatarja, e gjithashtu mund të paguhet edhe për më shumë se një të varfër, pra dy, tre, e më tepër.