Prishtinë, më 2 mars 2026
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar edhe nga anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Valon ef. Myrta, u pritën në takim nga konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha.
Drejtori Simnica falënderoi konsullin z. Berisha për pritjen dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e shtimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me qendrat shqiptare në Cyrih.

