Drejtori Simnica priti në takim z. Fazli Gashin

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim anëtarin e Kryesisë së xhamisë “Isa Beu” në Berlin, z. Fazli Gashi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe qendrave dhe xhamive në diasporë.
Me këtë rast, z. Gashi, në emër të xhamisë “Isa Beu” në Berlin, dorëzoi te drejtori Simnica mjetet financiare për vitra dhe kurbane, të cilat janë mbledhur në këtë xhami. Drejtori Simnica, falënderoi atë dhe gjithë xhematin e xhamisë, duke lutur Zotin që t’ua pranojë ibadetet e vitrave dhe kurbaneve.