Prishtinë, më 11 nëntor 2025
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale të xhamive shqiptare në diasporë, sfidat, për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit, si dhe për koordinimin e aktiviteteve fetare dhe shoqërore.
Drejtori Simnica shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e imamit Kadriolli në shërbim të komunitetit shqiptar në Gjermani dhe për kontributin e tij në ruajtjen e vlerave fetare e kombëtare.
