Drejtori Simnica priti në takim imamin Abedin Ibrahimi

Prishtinë, më 12 maj 2025

Drejtori i Drejtorisë për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim të përzemërt imamin Abedin Ibrahimi, i cili shërben në xhaminë “Abdush Qizmolli e V” në qytetin Zulpich të Gjermanisë.

Në këtë takim, drejtori e njohu imamin Ibrahimi për bashkëpunimin e tij të rregullt me qendrat islame shqiptar në diasporë, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që një bashkëpunim i tillë të vazhdohet edhe më tej.

Nga ana e tij, imami Abedin Ibrahimi shprehu mirënjohjen ndaj Drejtorisë së Diasporës dhe vetë drejtorit për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë e pjesëmarrjes në Garat Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat u mbajtën gjatë këtyre ditëve në Prishtinë.

Të dyja palët konfirmuan vullnetin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit shqiptar mysliman në Gjermani.