
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim anëtarin e Kryesisë së xhamisë “Mesxhidi Nur”, z. Xhabir Shala.
Drejtori Siminca falënderoi z. Shala dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.
Ndërkaq, z. Shala, falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të vazhdojë bashkëpunimi i mirë që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave të tubuara gjatë muajit Ramazan nga mërgata jonë, ku me këtë rast, drejtori Simnica, ndau edhe një mirënjohje për z. Shala dhe xhaminë “Mesxhidi Nur”.
