Prishtinë, më 4 mars 2026
Organizuar nga Bashkësisë Islame e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc, mbrëmë, u shtrua iftari tradicional për qytetarët e Bujanocit.
Në këtë iftar, përveç besimtarëve të shumtë, morën pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Këshillit të BI-së së Bujanocit, Sulejman ef. Fejzullahu, i ngarkuari me punë në Zyrën e Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari, udhëheqës të institucioneve, afaristë, mjekë, mësimdhënës, hoxhallarë etj..
Ky iftar, tashmë tradicional, shpreh përkushtimin ndaj unitetit, solidaritetit dhe vlerave shpirtërore, të cilat na bashkojnë gjatë gjithë muajit të bekuar Ramazan.
Pas iftarit, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi Xhaminë e Mesme në Tërnoc, ku mbajti një ligjëratë dhe iu priu besimtarëve në namazin e teravive, ndërsa anëtari i Kryesisë së BI-së, Agim ef. Hyseni, vizitoi Xhaminë në Letovicë, si dhe Mustafë ef. Dallku, vizitoi Xhaminë e Struktarëve.










