Prishtinë, më 24 maj 2025
Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova që sot janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh e mirë në Xhide.
Ata janë pritur nga përgjegjësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur drejt Mekës për t’i akomoduar në hotel.