Kryetari i DIJANET-it, dr. Safi Arpagus dhe Myftiu Tërnava vizituan punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 3 mars 2026
Kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizituan sot punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Kryetari Arpagus u njoh nga afër me punimet në ndërtimin e Xhamisë, duke u shprehur kështu tejet i kënaqur me ecurinë e punimeve.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, edhe njëherë shprehu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për ndërtimin e kësaj xhamie.