Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 1 korrik 2025

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Në këtë mbledhje u diskutua për aktivitetin në Diasporë, si dhe për mënyrat dhe format e intensifikimit dhe shtimit të këtij aktiviteti, si dhe u diskutua për raportin e grumbullimit dhe therjes së kurbaneve.