“Thuaj: Namazi im, sakrifica ime, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e gjithësisë.” (El Enam, 162).
Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, një kohë e shenjtë për adhurim, falënderim dhe solidaritet. Pjesa më e rëndësishme e kësaj feste është therja e kurbanit, një akt që simbolizon sakrifikimin dhe përkushtimin ndaj Zotit. Organizimi i therjes së kurbaneve për këtë festë kërkon një planifikim të kujdesshëm dhe një koordinim të duhur, për të siguruar që ky akt i rëndësishëm të realizohet në mënyrë të sigurt dhe efikase. Kurbani është një sakrificë që bëhet në emër të Zotit, ku besimtari ther një kafshë (dele, lopë ose deve) dhe e shpërndan atë për të varfrit, jetimët dhe ata që kanë nevojë. Ky akt pasqyron përkushtimin dhe bindjen ndaj porosisë së Allahut, siç tregohet në Kuran dhe në traditat profetike (hadithe). Kurbani është një mundësi për pastrim shpirtëror dhe për krijimin e lidhjeve të forta ndërmjet besimtarëve.
Bashkësia Islame e Kosovës është institucioni i vetëm në Republikën e Kosovës, që përveç organizimit të jetës fetare, mbi supet e saj ka marrë amanet edhe organizimin e therjes së kurbaneve. BIK-u në mënyrë të vazhdueshme ka perfeksionuar mënyrën e grumbullimit, therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve. Në vijim do të njoftoheni me mënyrën e organizimit të këtij aktiviteti:
1. Përgatitja për Kurban Bajramin
a. Edukimi dhe informimi i besimtarëve
Hapi i parë i rëndësishëm është edukimi i besimtarëve rreth kurbanit, që përfshin:
- Informimi për rëndësinë dhe qëllimin e kurbanit
Nëpërmjet xhamive, predikime, rrjeteve sociale, mediave, shpërndarjes së materialeve informuese, bëhen sqarime se çfarë është kurbani, kush është i detyruar të ther dhe si duhet të realizohet therja e tij, në përputhje me traditën profetike. - Kriteret për zgjedhjen e kafshës
Besimtarët informohen se çfarë lloj kafshe mund të përdoret për kurban dhe cilat janë kushtet e nevojshme që ajo të jetë e përshtatshme për therje (mosha, shëndeti, etj.).
b. Formimi i komisioneve të posaçme për therjen e kurbaneve
Për t’u siguruar që therja të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të sigurt, Bashkësia Islam e Kosovës krijon komision të posaçëm që mbikëqyrë therjen e kurbaneve. Komisioni kryen këto aktivitet:
- Përzgjedhjen e vendeve të sigurta dhe të përshtatshme për therje
Pikat e therjes duhet të jenë të pajisura me kushte higjienike dhe me ekspertë të licencuar për ta kryer therjen. - Organizimi i fuqisë punëtore
Për këtë nevojiten profesionistë që kanë njohuri të mjaftueshme mbi mënyrën e therjes dhe ndarjen e mishit, si dhe ndihmës të tjerë për ta mbikëqyrur procesin dhe për ta menaxhuar fluksin e besimtarëve që sjellin kurbanet e tyre.
2. Therja e kurbaneve
a. Përgatitja e kafshëve për therje
- Kontrolli i kafshëve
Përpara therjes, kafshët kontrollohen për sigurinë dhe shëndetin e tyre. Ato sigurohen që të jenë të shëndetshme dhe të mos kenë defekte që do t’i bënin ato të papërshtatshme për therje. - Menaxhimi i kafshëve
Kafshët sigurohen që të mbahen në kushte të përshtatshme para therjes, në mënyrë që ato të mos përjetojnë dëmtime të panevojshme.
b. Procesi i therjes
- Therja e kurbanit bëhet duke thënë “Bismillah, Allahu ekber”, dhe kryhet në mënyrë humane dhe të përputhshme me praktikat islame. Therja realizohet nga individë të trajnuar dhe të kualifikuar, të cilët i respektojnë rregullat dhe procedurat e duhura.
- Shpërndarja bëhet në përputhje me rregullat fetare dhe sigurohet që ndihma të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë.
3. Shpërndarja e mishit të kurbanit
a. Ndihma për ata që kanë nevojë
- Një pjesë e rëndësishme e organizimit të therjes së kurbaneve është shpërndarja e mishit.
Kjo mund të përfshijë familje të varfra, jetimë, të pastrehë dhe individë që jetojnë në kushte të vështira.
b. Shpërndarja e mishit në mënyrë efikase
- Koordinimi i shpërndarjes
Me qëllim të shpërndarjes sa më efikase, krijohen ekipe që do të menaxhojnë shpërndarjen e mishit dhe sigurohet që ai të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe të shpejtë për ata që kanë nevojë, duke krijuar kështu pika shpërndarjeje në Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
4. Mbikëqyrja dhe transparenca
- Mbikëqyrja dhe raportimi i procesit
Për t’u siguruar që procesi i therjes dhe shpërndarjes të jetë i drejtë dhe transparent, krijohen komisione mbikëqyrëse që do të monitorojnë çdo hap të procesit. Ky organ ofron raporte të detajuara mbi numrin e kurbaneve të therur dhe të shpërndarë. - Shpërndarja e burimeve dhe transparenca
Përfshinë publikimin e raporteve, duke siguruar që gjithçka është transparente.